VENDIMI/ Rama shkarkon kryebashkiakun e Vaut të Dejës: Do ndiqet edhe penalisht
Nuk e ka menduar gjate kreu i qeverise, propozimin e Ministrit te Brendshem, Sander Lleshaj, per shkarkimin e kreut te Bashkise se Vaut te Dejes, pas djegies nje dite me pare te KZAZ ne kete zone.

Pasi paralajmeroi kryebashkiaket se per situata te tilla do te perballen me ligjin dhe duhet te lexojne Kodin Penal, Rama ka firmosur vendimin, duke e postuar ate edhe ne rrjetin social Twitter.
Postimi i Rames:
Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



