E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vesi i Edi Ramës për t’ua futur të vetëve!
Sot

Vesi i Edi Ramës për t’ua futur të vetëve!

Bledian Koka

Është për të qeshur zhgënjimi i “të vetëve” te Edi Rama në raport me talljen që u bëri atyre 1 jave pas furtunës në gotë me kullën kopile që e la në derën e Erion Veliajt!. Edi Rama e di mirë se kujt ia jep kullên!

E di mirë edhe se kujt ia jep mundesinë për të pastruar paratë me ndërtimin e tyre!

E di po aq mirë se lufta kundër kullës së korrupsionit, po aq sa kundër Berishës ishte në fakt edhe kundër tij! Marrja përsipër e autorësisë së kullës ishte një kamzhik ndaj asqerëve të tij që janë në mëdyshje të lehin për llogari të Edi Ramës apo me porosi të Erion Veliajt!

Lufta kundër kullës rezultoi fiks ashtu siç është në të vertetë, një lehaqensh brenda Rilindjes me kone mediatike e politike brenda llojit!

Lajmi i keq është se një hapesirë publike më pak do të ketë për qytetarët e Tiranes, por ky nuk ishte aspak shqetesimi i atyre moren shkopin e moralit per të qëlluar opozitën dhe raportin e saj me moralin politik!

Sepse janë të njëjtët që e barazojnë kullën me aferën e inceneratoreve, janë te të njëjtët që me apo pa dashje i sherbejnë Edi Ramës në narrativen “të gjithë janë m.t dhe qelbin njëlloj”!

Reagimi i sotem i Edi Rames ishte sëpari për Erion Veliajn të cilit i çoi mesazhin që ta “qepë buçen”.

I dyti ishte per qytetaret e Tiranës të cilët duhet të mesohen me faktin se kulla do bëhet dhe ata nuk i pyet më askush!


p.s…Kishte dhe një mesazh të tretë per opoziten të cilës me arrogancë i tregoi vendin ku ajo mirë është që të mos qendrojë, pasi e intimidoi duke e murosur virtualish 1 javë në kullën personale!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.