Vetë shkruajnë e vetë vulosin
Artan Fuga
Një përqendrim i tillë kompetencash, i paparë në asnjë institucion tjetër në Planet, ku akademikët e fushave të ndryshme, një pjesë e të cilëve përtej cdo moshe pensioni, pretendojnë të jenë edhe në të ardhmen edhe menaxherë të institucionit, vjen në kundërshtim me çdo parim menaxherial, krijon konflikte interesi që janë shfaqur në forma të dukshme sot ku të njejtët akademikë, janë me ndonjë përjashtim edhe
– autorë botimesh,
– edhe në kryesinë e akademisë së shkencave ose në administratën e saj
– edhe në komisionin e tenderimeve,
– edhe në këshillin ekzekutiv të akademisë sê shkencave,
– edhe në drejtimin e seksioneve,
– edhe në komisionin e botimeve,
– edhe përfitues të parasë publike që vetë e shpërndajnë po ata.
Akademia e Shkencave është kthyer dhe synon të mbetet një agjenci e tipit imperial, një perandori jo kushtetuese, një kala ku dielli dhe shiu bëhen nga të njejtët njerëz (me ndonjë përjashtim) që kanë uzurpuar gjithçka
Kështu mendoni të vazhdohet ?
Me këtë keqmenaxhim të hatashëm të institucionit?
Kështu Ju propozon fatkeqësisht grupi që Ju keni krijuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



