E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VETEM NE SHQIPERI
Uncategorized

VETEM NE SHQIPERI

Vetem ne Shqiperi njeriu shkon me pushime ne “Llixha muti”

Vetem ne Shqiperi njeriu pagon me shtrenjt ate ujin qe s’e ka;
Vetem ne Shqiperi Qeveria krihet kur Shqiperia digjet;
Vetem ne Shqiperi turistet vijn VETEM NJE HERE;
Vetem ne Shqiperi Opozita rrezoji malet e veta dhe ngriti halet e veta;
Vetem ne Shqiperi Opozita krenohet qe eshte ne Qeveri;
Vetem ne Shqiperi taksat rriten pa oponence dhe pergjegjesi;
Vetem ne Shqiperi Qeveria merr borxh pa dhene llogari se pse i merr;
Vetem ne Shqiperi politikani nuk jep llogari per Jaguarin;
Vetem ne Shqiperi politikani nuk e di qe gruaja i ka blere vile;
Vetem ne Shqiperi politikani me rrogen e tij blen banke;
Vetem ne Shqiperi Opozita ben pushime vere….. edhe dimri;
Vetem ne Shqiperi cmimi eshte 100 dhe sherbimi eshte 0;
Vetem ne Shqiperi futesh ne burg per drita qe nuk vijne;
Vetem ne Shqiperi Qeveria mori borxh 1.7 miliard euro dhe nuk ndertoji nje mur;
Vetem ne Shqiperi mbillen palma por nuk blihen ilace;
Vetem ne Shqiperi quhesh politikan nese del ne Opinion;
Vetem ne Shqiperi politikanet nuk njohin perkufizimin e fjales “Politike”;
Vetem ne Shqiperi ndodh qe karrieren profesionale nuk e ka ne dore vet profesionisti, por mallisti;
Vetem ne Shqiperi drogmeni konsiderohet biznesmen;
Vetem ne Shqiperi Qeveria te rras ne burg kur shet nje arke domate dhe te rrespekton kur shet drogen;
Vetem ne Shqiperi qytetarit nuk i intereson realiteti i dhimbshem;
Vetem ne Shqiperi qytetaret votojne me tifozllik;
Vetem ne Shqiperi ndodh qe te kurohet i vdekuri;
Vetem ne Shqiperi qytetari shkon me batanije ne spital;
Vetem ne Shqiperi qytetari thote: “larg bythes time”
Vetem ne Shqiperi politikanet i bejne karshillek qytetareve;
Vetem ne Shqiperi qytetari komenton gjith pordhe vjedhjet e politikanit;
Vetem ne Shqiperi Kushtetuta eshte nje cope leter higjenike;
Vetem ne Shqiperi Gjykatesi i jep drejtesi zarfit me te trashe;
Vetem ne Shqiperi Prokurori “humbet nja dy-tre dokumenta nga dosja e Shekullit;
Vetem ne Shqiperi rriten me shpejtesi taksat, numri i politikaneve dhe qent e rruges;
Vetem ne Shqiperi ulet me shpejtesi vemendja ndaj keq-qeverisjes, taksave te larta dhe qenve te rruges;
Vetem ne Shqiperi behet muhabet per Lamborghini, nderkohe qe vet je i djersitur ne autobuz;
Vetem ne Shqiperi Shteti nuk funksionon ne Gusht, sepse hajdutet jan me pushime;
Vetem ne Shqiperi absolutisht asnje qyetatar nuk ben dot plane per te ardhmen e femijeve;
Vetem ne Shqiperi kur flitet per te ardhmen, fjalia fillon me togfjaleshin: “kur do ikesh?”
Vetem ne Shqiperi ze vend shprehja e dhimbshme: “Mos e vrit menjen plako… mo keq do bohet!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.