E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetëm përpara kurrë më prapa…
Sot

Vetëm përpara kurrë më prapa…

Hysni Gurra


Po u kthyem prapa do të thotë që në krye të vendit të kemi njeriun që është në pushtet prej 23 vjetësh ( dy vjet ministër Kulture, 11 vjet kryebashkiak i Tiranës dhe 10 vjet kryeministër.

Kurrë më prapa sepse do të thotë që çdo ditë të paguajmë 90 mijë euro në ditë për termocentrale që nuk prodhojnë energji dhe 80 mijë euro në ditë për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Kurrë më prapa sepse do të thotë që në krye të vendit të jetë një njeri që shemb Teatrin Kombëtar, shemb biznesë private, shkatërron biznese të huaja dhe detyrohemi të paguajmë 120 milionë euro për tekat e tij (rasti Beketi)

Kurrë më prapa do të thotë që në krye të vendit të mos jetë më njeriu që korruptoi deri edhe shefin e FBI,…

Kurrë më prapa do të thotë që në krye të vendit të mos jetë njeriu që do të bëj edhe kryeministrin, edhe drejtuesin e medias, edhe gjyqtarin, edhe prokurorin, edhe noterin, edhe opozitën…

Kurrë më prapa do të thotë që SPAK të mos ketë më frikë të merret me njerëz që kanë abuzuar (të faktuar) qindra milionë euro.

Kurrë më prapa që Shqipëria të mos kanabizohet si në kohën e Edi Ramës

Kurrë më prapa do të thotë që shqiptarët të mos ikin më qindra mijëra siç kanë ikur këto 10 vite.

Kurrë me prapa që Shqipëria të mos rrijë me vite në dyert e BE për të hapur negociatat, por të integrohet plotësisht

Kurrë më prapa do të thotë që shqiptarët të mos vidhen, grabiten, poshtërohen çdo ditë nga një klikë që motiv të vetëm ka pasurimin e vetes.

Kurrë më prapa do të thotë që në krye të qyteteve dhe vendit të kemi njerëz që nuk janë peng i mafies dhe krimit të organizuar!

Kurrë më prapa do të thotë të marrim në duar tona drejtimin e qyteteve dhe vendit.

Të marrim në dorë qeverisjen e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Lezhës…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.