VETTING ME KLERING
A ju kujtohet kleringu?
Shkëmbimi mall me mall?!
Jepnim dikur domate e merrnim “kombinate”.
Çonim kastraveca e merrnin karrotreca.
Eksportonim shalqina e importonim makina.
Atëhere kjo quhej tregëti e ndershme nga regjimi,
jo tregti kapitaliste!?
Tani e kanë kthyer përsëri kleringun.
E kanë futur brenda Vettingut.
Dhe e quajnë këtë të ndershmëm!???
Reformë në drejtësi pra!
-Lirojnē një përdhunues në grup e fusin në burg ndonjë grua që i bërtet burrave të lagjes.
-Nxjerrin si të pafajshëm vrasës e fusin brenda “zhan valzhanët” e byrekëve.
-Nderojnë trafikantët shtetërorë e plasin brenda ndonjë përdorues të dëshpëruar.
Kjo quhet drejtësi “me kapul”.
-Heqin “Hysenin” se nuk është në vetting kalues dhe mbajnë “Hasanin” se ka qenë dikur hetues.
-Emërojnë “Prengën” se është i Partisë e degdisin “Ndrecën” se është i shoqnisë.
…dhe tregëtia e drejtësia ecin vaj, pas kësaj…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



