E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vettingu filloi, gjykatësit po vrasin njeri-tjetrin!
Uncategorized

Vettingu filloi, gjykatësit po vrasin njeri-tjetrin!

Bledi Mane
Tragjike vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi por me tragjike mbetet klithma e saj nder vite per ndihme. Uleriste e trokiste ne dyer te ndryshme e lebetitur por te gjithe benin sikur e degjonin me veshët e bllokuar nga dylli i makuterise dhe syte veshur me syzat e shtrenjta miope te parave te krimit.
Fildezi kishte kohe qe e priste vrasjen ndaj dhe vrasja nuk pertoi.

E ndoqi kemba-kembes derisa e gjeti dhe ia shkrepi dy here plumbat vrasja viktimes. Policia nxitoi, arrestoi dhe na njoftoi per vrasesin por gaboi. Duan te na genjejne sikur krimineli qenka ish bashkeshorti i saj Fadil Kasemi por as ne te gjallet dhe as Fildezi e vdekur nuk e beson…

Kriminelin Fadil Kasemi e arrestuan para dy vitesh buze detit ne nje tjeter gusht te nxehte, ne tenative per te vrare ish bashkeshorten, nënën, femrën, gjykatesen.

E arrestoi policia dhe ia çoi prokurorise. Prokuroria e hetoi dhe ia çoi gjykates, gjykata beri sikur e denoi dhe nxorri shpejt e shpejt nga burgu.

Pra shoket dhe shoqet kolege gjykates te gjykateses Hafizi si gjithmone, tjetersuan akuzen, morren paratë, zbuten denimin dhe ia shtruan rrugen drejt vrasjes se pa evitueshme kriminelit Fadil Kasemi. Gjykatesit renegate e te ndyre te ketij vendi bënë kompromis me gjakatarin dhe ia thane shkoqur e prere :
-Ik dhe mos e bej vrasjen ne territorin tone. Mos shkreh plumbat buze detit ne Golem por vrite, vrite kolegen tone gjykatese andej nga Tirana. Nese tenton perseri te besh krim ketej nga ne, cmimet do jene me te shtrenjta.

Nuk mund te te lirojme nga burgun heren e dyte me çmimin e herës së parë. Shko vrite andej nga kryeqyteti se eshte me i rremujshem dhe ‎keto kohe vettingu po ben namin ne gjyqesor.

Ka ulje pazaresh, shume gjyqtare qe do largohen po mundohen te ofrojne lirine me çfaredolloj çmimesh. Ik vrite ne Tirane te te shohë perêndia!
Ndaj po ua them se policia berri arrestimin e gabuar, Fadili nuk eshte vrasesi…

Fildez Hafizi u vra diten e fundit te gushtit nga koleget e saj por kjo nuk eshte e fundit vrasje‎ brenda llojit. Revolucioni (gjyqesori) tashmë po ha bijte e vet!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.