VIDEO- 30 vite nga eksodi/ Basha: Sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se 30 vite pas eksodit biblik të shqiptarëve, sot sërish ata po ikin në mënyrë masive.
Teksa ka publikuar një video nga momentet e 30 viteve më parë, por edhe çastet e liberalizimit të vizave, Basha shkruan se për shkak të keqqeverisjes, Shqipëria po mbahet larg Evropës.
“30 vite më parë eksodi biblik i shqiptarëve drejt Italisë, shembi njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës. 30 vite më pas, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Ne do ta shërojmë këtë plagë dhe, siç u mundësuam shqiptarëve të lëvizin pa viza, do t’i japim çdo familjeje shqiptare shpresë dhe mundësi për një jetë më të mirë, një Shqipëri si gjithë Europa”, shkruan Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



