E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ A s’jemi pak kështu, pak hajdutë, pak komikë, pak aventurierë, pak pijanecë?!
Sot

VIDEO/ A s’jemi pak kështu, pak hajdutë, pak komikë, pak aventurierë, pak pijanecë?!

Të rriturit fëmijë. Ata kujtonin se unë po i shihja shihja lodrat për t’i bërë dhuratë. Mua më pëlqenin t’i bleja për të luajtur për vete! C’ne lodrat janë për kalama!!! Eh ,ku e dinë ata Karl Gustav Jungun, Erich Frommin, etj.?

Ku rritet dot njeriu!!! Vetëm disa individë arrijnë të bëhen burra, të tjerët vdesin fëmijë ndonëse janë bërë stërgjyshër!

Po arrite të bëhesh mendërisht më shumë se katër vjeç je një hero! Shumica deri në 3 vjeç shkojnë !

Sa pak burra dhe gra të rritur shoh rreth vetes sime! Pjesa tjetër kalamaj, çiliminj, bebe të parritura që bëjnë seks, që votojnë, që trajtojnë me çlimillëk probleme botërore, amabasadorë çiliminj, artista kalamaj, politikanë bebe!!!

Eh sa më pelqeu ky babua!!!

Kush ma bleu se!

Edhe mitet si plaku i vitit të ri marrin pamjen e aktualitetit, e modelit të njeriut aktual. Njeriu nuk shkon dot në te kaluarën, as në të ardhmen. Janë iluzione e kaluara dhe e ardhmja, ai është i burgosuri i së tashmes.

Shiheni këtë lodër – mrekulli që më la pa mend. 13 e 250 lekë të vjetra kushton. Por brenda është filozofia e kohës. Ai është paraqitur pak si pijanec, pak si kalama që hypën në lisharëse, pak si ushtar në stërvitje, pak hajdut që hypën në çatitë e shtëpive, ca si karagjoz dhe qesharak, ca si parashutist që ndihmon të mbyturit nga përmbytjet!

A nuk jemi pak kështu ne njerëzit e kohës sonë?

Pak hajduta, pak komikë, pak aventurierë, pak pijanecë!

O lodra ime e shkretë që e shihja dhe nuk e blija dot!

Të paktën e filmova!

https://www.facebook.com/27892188595/videos/10155166913933596/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.