E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/Avioni që shkonte në SHBA bën ulje emergjente; plagosen 6 persona
Uncategorized

Video/Avioni që shkonte në SHBA bën ulje emergjente; plagosen 6 persona

Një aeroplan i United Airlines u detyrua të bënte një ulje emergjente pas turbulencave të forta gjatë një fluturimi nga Nigeria në Shtetet e Bashkuara, duke plagosur gjashtë pasagjerë.

Në videot e publikuara nga brenda avionit 613 me destinacion Uashingtonin, duken momentet e panikut në bord dhe korridoret e mbushura me objekte.

Linja ajrore tha në një deklaratë se ishte një çështje teknike që shkaktoi ngjarjen e papritur. Mësohet se Boeing 787-8, kishte në bord 245 pasagjerë, tetë anëtarë të ekuipazhit dhe tre pilotë.

“FlightRadar24” regjistroi avionin duke bërë një ulje të papritur 93 minuta pas ngritjes, për shkak të turbulencave të forta.

“Aeroplani u ul i sigurt në Lagos. Katër pasagjerë dhe dy stjuardesa pësuan lëndime të lehta, u dërguan në spital për ndihmën e parë”, tha një zëdhënës i United Airlines.

Sipas informacioneve, i njëjti avion u detyrua të bënte ulje emergjente edhe disa ditë më parë teksa kryente të njëjtën rrugë, por ende nuk është sqaruar nëse incidentet kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.