E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Basha e Gjataj përplasen keq në “Dritare”
Uncategorized

VIDEO/Basha e Gjataj përplasen keq në “Dritare”

Është shoqëruar me debate emisioni i sotëm ‘Dritare me Rudinën’ në News24. Gazetarja Anila Basha ka thënë se nuk ka procesverbal për zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë së PD  dhe ka pasur manipulim, por sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata e ka kundërshtuar duke i sugjeruar të lexojë.

Debati:

Gjata: Zoti Rama u bë edhe ministër i jashtëm. Të gjithë merren  me PD, sepse qeveria nuk përbën më lajm. Flitet për PD në të gjitha televizionet, kjo përbën lajm. Zullumi i qeverisë nuk përben më lajm.

Basha: Mos u merr me gazetarët.

Gjata: Po bëjmë sherr si nusja me vjehrrën.

Basha:  Je në rregull apo jo? Mësohuni të flisni. Unë po të them edhe njëherë. Kërkojë zyrtarisht proces verbalin.

Gjata: Nuk po bën gazetari, po bën sherr.

Basha: Nxirrni proces verbalin. Duhet të vijnë elitat e votuara.

Gjata: Shko lexo se nuk di gjë.

Basha: Merru me çështjet e tua se je sekretar për çështjet ligjore. Ka akuza për manipulim të procesit. Mos më trego ankimimin pas 5 ditësh.

Gjata: U bone ti…

Basha: Partia nuk është e jotja, por e atyre që e votojnë. Edhe unë jam pjesë e saj.

Kadilli: Nuk ka asnjë dekalrim për manipulim nga individët në garë.

Basha: Kur unë nuk i kam provat unë kam të drejtë të dyshoj.

Kadilli: Ti po hedh baltë. Më gjej një person që ankohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.