E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Basha paralajmëron publikim e një afere të re: Shqiptarët të bashkohen me studentët
Politikë

VIDEO/ Basha paralajmëron publikim e një afere të re: Shqiptarët të bashkohen me studentët

Kreu i Partisë Demokratike nga Unaza e re, ku ka qenë në mbështetje të banorëve, ka kërkuar që të gjithë qytetarët të bashkohen me protestën e studentëve, të cilën e quajti madhështore.

Basha shtoi se Rama po luan me nervat dhe shëndetin e studentëve, dhe për këtë gjë të gjithë qytetarët duhet të jenë në mbështetje të tyre.

PROTESTA E STUDENTËVE

Sot e gjithë Shqipëria është ngritur në protestë. Protesta nga më madhështorja që është ajo e studentëve, por dhe protestat e tjera. Kjo tregon gjendjen alarmante që po kalon Shqipëria. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, të dalin masivisht në protestën e studentëve. Rama po luan me nervat dhe shëndetin e tyre në këto ditë të ftohta. Unë u drejtoj një ftesë të gjithë qyteteve, që të bashkohen me studentët. Vetë partia demokratike ka tre vite që kërkon shfuqizimin e Ligjit të Arsimit ë lartë”, u shpreh ndër të tjera Basha.

UNAZA E RE

PD ka ndihmuar banorët në këtë padi me ekspertët e saj. Planin ia kanë prishur studentët, ndaj është sulur për ti mbrojtur, por s’ka për t’ia dalë dot. Të gjitha tenderat fitohen në garë të dyshimta. Tek unaza e re ka edhe një aferë tjetër, dhe ne po merremi me shqyrtimin e dokumenteve, ne do t’i bëjmë publike në ditët në vijim. Ne jemi  në radhë të parë në mbështetje të banorëve dhe studentëve, jam i bindur se Edi Rama do të largohet një orë dhe më parë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.