VIDEO/ Basha flet për deklaratat e Ambasadave: Nuk kërkoj të jenë palë, të mbrojnë vlerat demokratike. Protesta do jetë historike
Pas takimit me Ministrin e Jashtëm çek, kreu i opozitës Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga krerët e partive aleate është shprehur se Çekia e mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
Kreu i PD-së tha se protesta e nesërme do të jetë historike.
‘Në betejën për vlerat Europiane, zgjedhje të lira dhe një qeveri të çliruar nga oligarkia, ne kemi gjetur jo vetëm një bashkëbisedues të vëmendshëm, por edhe një mbështetës të fuqishëm të rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.
Unë nuk i komentoj asnjëherë deklaratat e ambasadave.
Unë nuk kam ndërmend që të bëhem palë me asnjë institucion dhe me asnjë person.
Unë do të bëhem palë vetëm me vlerat e vendeve, vlerat që ata kanë për qytetarët e tyre.
Protesta e nesërme do të jetë historike, do të hyjë në histori si më e madhja në vend’, tha ndër të tjera kreu i PD-së Lulzim Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2269056720033508/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



