E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Berisha: Mbështes vendimin e opozitës për të vazhduar kryengritjen!
Politikë

VIDEO/ Berisha: Mbështes vendimin e opozitës për të vazhduar kryengritjen!

sh-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vijimin e aksionit opozitar për të vazhduar kryengritjen dhe largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij. Berisha theksoi se “Zgjedhjet e 30 Qershori janë të dënuara me vdekje” dhe cilido institucion që do t’i njohë ato do të mbulohet nga turpi.

Në një deklaratë për mediat dhënë sot nga selia e PD, i pyetur nga gazetarët për procesin e 30 qershorit, krizën politike dhe vijimin e aksionit opozitar.

Berisha tha: “Dua të përshëndes vendimin e lidershipit opozitar për të vazhduar kryengritjen dhe shporrjen e monstrës së pluralizmit, Edvin Kristaq Ramës dhe regjimit të tij të kakistokracisë.

Kjo është një betejë që merr në rrafsh një karakter të shenjtë ën kuptimin që vlerat e opozitës, të groposura në 30 qershor, do të vendosen një minutë e më parë.

Kjo ishte edhe një thirrje e ime e mbarë qytetarëve shqiptarë të vazhdojmë betejën deri në fitoren tonë vendimtare të plotë.

Po për mospërfshirjen e opozitës në zgjedhje?

Ajo ishte një nga aktet më mençurore të PD që nuk u bë pjesë e farsës së shëmtuar të narkoshtetit, ku baronët e drogës në pushtet vendosin për fatin e qytetarëve.

Është jetike që opozita të qëndrojë e papërlyer, besnike e vlerave dhe asnjë sekondë, fasadë e një regjimi më të urryer që kanë pasur shqiptarët që nga koha e Enver Hoxhës.

Po siur ato të njihen nga institucionet?

Zgjedhjet janë të dënuara me vdekje! Janë të dënuara me vdekje! Nuk ishin zgjedhje. Është një farsë. Ciido të kujtojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ato vendime hedhin poshtë me përçmim si antidemokratike zgjedhjet moniste pa alternativa. Cilido që i mbështet që mund të thotë atë që thoni ju do të mbulohet me turp, populli shqiptar është i lirë. Populli po mbron ato vlera që janë sanksionuar në demokracitë më të hershme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.