VIDEO/ Denoncimi tronditës ndaj Plator Mehmetit
“Ish-kreu i OSHEE Durrës më mban peng mua dhe fëmijët”
Një shtetase nga Tirana, inicialet N.Q., ka bërë një denoncim të rëndë publik ndaj ish-drejtorit të OSHEE Durrës, Plator Mehmeti, duke pretenduar se ai e ka përndjekur, kërcënuar dhe e ka mbajtur peng atë dhe fëmijët e saj për vite me radhë.

Sipas saj, Mehmeti ka “pushtet, para dhe mbrojtje shtetërore”, duke i qenë shmangur çdo llogaridhënieje për veprimet e tij.

Akuza të forta për korrupsion dhe pastrim parash
N.Q. deklaron se ish-bashkëshorti i saj ka përdorur kompanitë HTM shpk dhe Rear shpk për të përfituar miliona euro nga tenderat e OSHEE-së dhe për të pastruar para në aktivitetet e tij private.
“Kam parë vetë qindra mijëra euro cash në ambiente biznesi. Ai kontrollon gjithçka dhe askush nuk e prek. Dua drejtësi për mua dhe fëmijët e mi”, — thotë ajo në mesazhin drejtuar redaksisë sonë.
Ajo shton se pavarësisht ankesave të saj të përsëritura në:
- Prokurorinë e Tiranës
- SPAK
- Komisariatin nr. 3
asnjë institucion nuk ka bërë asgjë për të verifikuar pasuritë dhe mënyrën se si janë siguruar ato.
Pretendime për manipulime në drejtësi dhe përndjekje me mjete shtetërore
Denoncuesja thekson se Plator Mehmeti ka ndërhyrë në:
- Sistemet shtetërore të të dhënave
- Proceset gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve
- Punën dhe jetën e saj private
Madje, sipas saj, ai ka përdorur pajisje përgjimi brenda banesës për të kontrolluar çdo lëvizje të saj.
“Kur rindërtova jetën time, ai u tërbua se nuk arriti të më linte në rrugë pa shtëpi e pa punë. Plani ka qenë gjithmonë të më poshtëronte dhe të më mbante nën kontroll.”
Ajo akuzon se pasuritë e tij ruhen nën emrin e Ilir Tabakut, ndërsa HTM, thotë ajo, është thjesht një kod:
- H — Hoxha (mbiemri i ish-kunatit)
- T — Tabaku
- M — Mehmeti
Një e shkuar e rënduar penale, por me poste në shtet
Plator Mehmeti ka qenë disa herë i dënuar nga Gjykata e Durrësit për:
- ✅ Vjedhje të energjisë elektrike
- ✅ Falsifikim dokumentesh
- ✅ Shpërdorim detyre
- ✅ Shkelje të barazisë në tendera
Në vitin 2018 është shpallur sërish fajtor gjatë procesit të dekriminalizimit.
Megjithatë, pavarësisht katër vendimeve të formës së prerë, ai ka vijuar të emërohet në poste publike brenda OSHEE-së dhe të përfitojë nga kontrata shtetërore me miliona euro.
Thirrja e nënës së dy fëmijëve: “Mos më lini vetëm!”
N.Q. i bën thirrje drejtësisë të reagojë menjëherë:
“Kam frikë se çfarë mund të na bëjë. Ky njeri është i paprekshëm. Vetëm kërkoj që shteti të na mbrojë.”
Ajo kërkon hetimin e:
- Burimit të pasurive të Plator Mehmetit
- Aktivitetit të kompanive të tij
- Marrëdhënieve të tij me zyrtarë të institucioneve publike
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



