VIDEO/ ‘Dosja 339’, pritet arrestimi i Vangjush Dakos
Ka përfunduar mbledhja e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha me krerët e degëve të kësaj force politike në Tiranë.
Pas përfundimit të mbledhjes, kreu i opozitës foli para medias, duke u shprehur se së shpejti pritet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
“Ajo që dua të ndaj me ju një paralajmërim i qartë dhe i prerë për Edi Ramën. Asnjë përpjekje fasadë nuk e shpëton nga përgjegjësia ligjore që ka. Është kapur duke vjedhur zgjedhje me bandat. Orët e fundit janë intensifikuar me lajme se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Dosja 339 faktoi se ai dhe zyrtarë të tjerë janë kapur duke vjedhur vota. Mos arrestimi me urdhër të Edi Ramës. Për të mos e arrestuar Rama flijoi Fatmir Xhafën. Arrestimi i Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë por nuk e shpëton dot”, u shpreh Basha.
Sipas Bashës, arrestimi i tij nuk e shpëton kryeministrin Edi Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



