VIDEO/ Fjalimi i fuqishëm i Nënë Terezës që i kishte lënë të gjithë gojë hapur në Shtepinë e Bardhë, 1985
Sot ne pervjetorin e Nënë Terezes
Ronald Regan-Ish-President i SHBA: “Fjalët që dilnin nga goja e saj ishin në përputhje me mënyrën se si e kaloi ajo jetën, diçka vërtetë e rrallë në botën e sotme.” “Heroinë e kohëve tona. Disa njerëz shumë të paktë në numër janë në kuptimin e plotë të fjalës qytetarë të botës. E para prej tyre është Nënë Tereza”.
“S’është e mundur të jesh në praninë e një personi si Nëna Tereze, pa e shikuar botën me më tepër optimizëm… Atë në heshtje, me vëmendje dhe dashuri e kemi dëgjuar, si heroinën e kohës sonë”.
Nënë Tereza: Unë jam më e padenjë për këtë dhuratë bujare të Presidentit , Z. Reagan, dhe gruas së tij dhe ju njerëzve të Shteteve të Bashkuara. Por unë e pranoj për lavdinë më të madhe të Zotit dhe në emër të miliona njerëzve të varfër që kjo dhuratë, në frymë dhe në dashuri, do të depërtojë në zemrat e njerëzve. Sepse, duke më dhënë mua, ua jepni atyre, në duart e mia, me dashurinë dhe përkujdesin tuaj të madh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


