E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/JOQ: Erion Veliaj i bën gati sufllaqet dopio-pite patronazhistëve të Bashkisë Tiranë
Sot

VIDEO/JOQ: Erion Veliaj i bën gati sufllaqet dopio-pite patronazhistëve të Bashkisë Tiranë

Jemi në kohë fushate dhe bizneset “Fast-Food” lulëzojnë në këto ditë, e janë padyshim bizneset më fitimprurës të kryeqytwtit me mbështetje speciale nga Bashkia Tiranë si furnitorë të parë të ushqimit të tyre të përditshëm.

Kjo për shkak të numrit të lartë të patronazhistëve, të cilët duhen ushqyer me sufllaqe në mënyrë që të kontribuojnë me sa më shumë zell e dashuri për të madhin e tyre, Lali Lekun.

Duket se për shkak të fluksit të madh të kërkesës për sufllaqe, ditën e sotme ka zbritur në terren edhe vetë Lali Leku për të bërë sufllaqe dopio-pite me dorën e tij, posaçërisht për patronazhistët. Një krye-sufllaqexhi ekspert për stafin e tij të cilët i urdhëron në grupe WhatsApp të komentojnë me F5 në dorë në postimet e JOQ ku zhvishet propaganda e Bashkisë. Ose duke fituar pikë në aplikacionin Rilindas me komente nën postimet e Veliajt si “bravo, super (shoqëruar me emoji duartrokitës).

Lali Leku është përfshirë tërësisht në fe si një mysliman i devotshëm për sytë e popullit. Ai thotë se është duke agjëruar (pa e përmendur motivin e votave të myslimanëve), ka sakrifikuar dhe ka dalë të bëjë sufllaqe.

Por a e pranon feja Islame një mashtrues kronik si Erion Veliaj? Një hajdut të parave të popullit të Tiranës ndër vite? Dhe një kryebashkiak që fshihet pas fesë për vota duke përdhosur synimin e vërtetë të agjërimit dhe të besimtarëve të vërtetë me qëllimet e tij propagandistike?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.