E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO-LIVE/  Basha, bashkëbisedim me studentët në Tiranë
Politikë

VIDEO-LIVE/ Basha, bashkëbisedim me studentët në Tiranë

Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentët tek Korpusi i UPT, nga ku tha se studentët janë prioritet i PD-së, ndërsa i ftoi ata që të tregojnë hapur problemet që kanë dhe të japin edhe sugjerimet e tyre.

Ai tha më tej se në programin e parisë demokratike është parashikuar edhe mundësia për stazh për 10 mijë studentë shqiptarë në vit të cilët shtoi ai, do të financohen në masën 300 mijë lejkë të vjetra në muaj.

“Fillimisht do doja që gjithsecili prej jush të shprehet. Kur tregoni problemin personal përfaqësoni bashkëmoshatarë tuaj që kanë të njëjtat probleme. Pra, në qoftë se ka një preukopim që e mundon studentin që në vitin e parë. Ky prekuopim është më i madh në gjendjen që ndodhet vendi. Peshorja duhet të anojë nga ju në gjendjen që ndodhet vendi. Duhet të jetë produkt i një dialogu që të marrët vlerat që ndodhet gjithsecili prej jush.

Unë jam kthyer mbrëmë nga Berlini, ku isha me një agjendë takimi me institucione të rëndësishme gjermane. Prapseprap edhe mikpritësit gjerman edhe studentët gjetën kohën të zhvillojnë një takim të shkurtër. Më erdhi mirë që 2 nga 8 studentët ka nisur punën në Budenstang. Jo të 8 ishin nga Shqipëria, 5 ishin nga Shqipëria. Po e nis bisedën për të veçuar 3 gjëra që më bënë përshtypje. Ka ndarë para për të hapur stazhe jo vetëm për studentët gjermanë. Por edhe për studentë nga rajone të tjera, edhe në vende që nuk janë anëtare të BE-së, por që kanë dëshirë të jenë pjesë e BE-së.

Kemi parashikuar një mundësi për stazh për 10 mijë studentë shqiptarë në vit të cilët do të përfitojnë mundësi përmes konkurrencës të fitojnë një eksperiencë punë. Do të financohen në masën 300 mijë lekë të vjetra në muaj të cilat do të bëjnë urën nga auditoret tek tregu i punës”, tha Basha.

Basha: Do të ndryshojmë ligjin për referendumet

Kreu demokrat premtoi se do të angazhohej për të ndryshuar ligjin për referendumet.

“Do të mundësojmë që përmes një ligji të ri të referendumit që qytetarët të kenë mundësi të shprehin drejtpërdrejt me votë për çështje lokale dhe kombëtare. Kjo qeveri është e larguar në sytë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Asnjë person më, asnjë grup personash sado të babëzitur të mos jenë në gjendje më të kapin peng ekonominë”, tha ai.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.