VIDEO/Mbledhja e dy qeverive në Pejë
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/302375607039086/
Kryeministi i Shqiperise Rama dhe ai i Kosoves, Haradinaj jane sot ne Peje, se bashku me kabinetet perkatese per mbeldhjen e përbashkët te dy qeverive, e pesta ne total me Kosoves dhe Shqiperise.


Pjesë e programit është edhe shfaqja e trashëgimisë së dy shteteve.
Andaj, në qendër të Pejës po ndërtohen në miniaturë disa nga objektet më të njohura të dy vendeve. Pejanët po e pëlqejnë një gjë të tillë, raporton Express.
Takimi dyditor ndërmjet qeverise Haradinaj e Rama do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 120 mijë euro.
Kjo është agjenda e aktiviteteve që do të mbahen me këtë rast:
10:15 Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes
10:30 Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive
12:30 Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:00 Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



