E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Ndihma për të blerë vota edhe kandidati   i  Kukësit
Politikë

VIDEO/ Ndihma për të blerë vota edhe kandidati i Kukësit

Saga e ndihmave në fushatë zgjedhore nuk ka të ndalur në Qarkun e Kukësit.

Sot ishte radha e Bashkisë së Kukësit të përfshihet në shpërndarjen e pakove ushqimore vetëm pak ditë nga dita e zgjedhjeve.

Që në orët e para të mëngjesit, banorët e shtresave në nevojë ishin njoftuar nga përgjegjësit e Njësive Administrative të tërhiqnin pakot ushqimore pranë magazinave të Bashkisë së Kukësit.

Ndërsa drejtori i Shërbimit Social në Bashkinë Kukës, Albert Iseberi, thotë se ndihmat janë 100 pako donacione të shoqatave, ‘Ne thjesht po i shpërndajmë,’ tha ai.

I pyetur se jemi në fushatë elektorale dhe mund të ndikojë në vullnetin e votuesve kur Bashkia Kukës është e përfshirë në zgjedhje, Iseberi hodhi poshtë këtë pretendim.

Kodi Zgjedhor parashikon se me fillimin e muajit të fushatës zgjedhore ndalohen forma të tilla ndihme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.