VIDEO/ Protestë në Shijak, bllokohet rruga me Durrësin
Është zyrtare tashmë: Shqipëria është në “gjendje” proteste prej shumë ditësh, ku avangardë si duket janë studentët, të cilët i kanë dhënë zemër edhe shumë kategorive të tjera shoqërore që të protestojnë për një sërë kauzash të ndryshme.
Ditën e sotme qindra banorë kanë bllokuar aksin rrugor Durrës-Shijak në shenjë proteste për gjendjen mjerueshme të rrugës.
Sipas banorëve në këtë aks rrugor nuk është investuar asgjë edhe pse premtimet kanë qenë të mëdha. Madje, banorët protestues shprehet se rruga e tyre është më e keqe se një rrugë në fshatrat më të thella të vendit.
Në shenjë proteste protestuesit gjithashtu u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave.
Se çfarë mendon ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, për këtë nuk duhet akoma…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


