VIDEO/ Rama kur mbronte me fanatizëm koncensionin 100MLN euro
Rama që mbrore me pasion vjedhjen e 100 milionë eurove të Sterilizimit në studion e Ylli Rakipit, ndërsa ky i fundit i thoshte: Ore, ia ke dhënë një njeriu me 1500 euro kapital!!! Përse s’ma jep mua konçensionin e sterilizimit?! Unë të vë më shumë, 150 mijë euro!!!” – i thoshte me pafajësi gazetari.
Unë jam në punë për të bërë shtet në shëndetësi, ti je në punë për “të rrjepur pula”!”- Të tillë reagim ka pasur kryeministri Edi Rama vite më parë, për koncesionin e hetuar të sterilizimit në shëndetësi që u pasua nga 8 arrestime zyrtarësh sot, reagim nervoz gjatë një interviste me gazetarin Ylli Rakipi më 7 prill 2017.

Rakipi e ka pyetur hapur kryeministrin që në nisje të emisionit “Të paekspozuarit” për koncensionin e sterilizimit dhe se si 100 milionë dollarë (tha ai) i janë dhënë një emigranti shqiptar, Ilir Rapajt, me një kompani me vetëm një të punësuar dhe 1500 euro kapital!!!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


