E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/Rama  mbledh me autobusë administratën në qytetet përreth Beratit
Politikë

Video/Rama mbledh me autobusë administratën në qytetet përreth Beratit

Ndërsa opozita po bëhet gati për protestën e madhe që do të mbahet nesër përballë Kryeministrisë, Rama po përgatitet të zhvillojë spektaklin e radhës duke mbledhur punonjës të administratës për të shitur sukseset e tij propagandistike në ERTV.

Siç shikohet edhe nga pamjet e mëposhtme, autobusë të shumtë  kanë parakaluar mesditën e sotme në Berat, për t’u shpërndarë më pas në qytetet përreth, aty ku do të mbledhin punonjësit e administratës të cilët do të shërbejnë si dekor i Ramës në mitingun e nesërm në këtë qytet.

Sipas informacioneve më të fundit, Rama do të qëndrojë dy ditë në Berat, ndërkohë që shoë i tij me administratën është kthyer në një skenar të lexueshëm sa herë ka protesta në Tiranë.

Autobusët e Ramës për administratën janë shoqëruar me nga protestuesit e Opozitës me thirrjet “Rama ik”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.