VIDEO/ RTSH si media militante tifoze me kërcimin tallava të Ramës në fushatë
Radio Televizioni Shqiptar, i cili paguhet nga taksat e qytetarëve, në vend që të ndërveprojë si media e lirë informimi është kthyer në një media militante e qeverisë dhe zëdhënëse e fushatës së Ramës.
RTSH e ka ligjërisht dhe rreptësisht të ndaluar këtë gjë, sidomos në kulmin e fushatës elektorale.
Kjo që po ndodh në fushatën elektorale me RTSH është një skandal, ndaj duhet menjëherë ndërhyrja e OSBE-ODIHR, KQZ-së, ndërsa ambasadat mesa duket kanë bërë një sy qorr dhe nuk po e monitorojnë këtë gjë që po ndodh këtu.
Rama sot ishte në Kamëz ku nën tingujt e tallavasë ka prezantuar kandidatin 6%, Rakip Sulin.
E njëjta filozofi, i njëjti degjenerim, por sot e kishte radhën, Rakip Suli duke e cilësuar një gomar.
Rama nisi të kërcente tallava, por skandali i radhës u regjistrua nga RTSH.
Në një postim ata shkruajnë se ata që e shajnë Ramën, nuk dëgjojnë Bethovenin.
‘Rama kërcen tallava me gratë në fushatë: A thua ata që e shajnë dëgjojnë Bethovenin?’ shkruan RTSH.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


