E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ “SAMITI I DIASPORËS’, GENT CAKAJ NGATËRRON VARGJET E POEMËS SË NAIM FRASHËRIT
Politikë

VIDEO/ “SAMITI I DIASPORËS’, GENT CAKAJ NGATËRRON VARGJET E POEMËS SË NAIM FRASHËRIT

Prej ditës së djeshme ka nisur në Tiranë Samiti i II i Diasporës, ku marrin pjesë figura të shquara dhe shqiptarë të famshëm në botë.

Ndër personat që folën dhe dhanë trofe për shqiptarët që kanë lartësuar imazhin e vendit në botë, ishte dhe ministri Gent Cakaj, i cili teksa u përpoq të recitonte vargjet e poemës ‘Bagëti e Bujqësi’ të Naim Frashërit është ngatërruar, i ndikuar dhe nga emocionet.

‘Atje lind dielli i gëzuar, dhe ha… atje dielli është i gëzuar… Atje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur… (Duartrokitje në sallë për t’i larguar emocionet) Të lutem! Fat i madh e mirësi, atë vend e ka mbuluar. Atje nata është një tjetër natë dhe dita është një tjetër ditë’, u shpreh Cakaj.

Vargjet e sakta të poemës së Naimit janë:

“Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,

Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;

Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.