E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Shkaktoi aksidentin me 11 makina të dëmtuara, arrestohet zyrtari në Vlorë
Uncategorized

VIDEO/ Shkaktoi aksidentin me 11 makina të dëmtuara, arrestohet zyrtari në Vlorë

Policia ka arrestuar sot drejtorin e Agjencisë Rajonale të Vlorës, Kreshnik Lilaj, pasi ka shkaktuar një aksident duke përplasur 11 makina të parkuara. Sipas Policisë Lilaj është arrestuar pasi nga matja që i është bërë nivelit të alkoolit, ai ka rezultuar në gjendje të dehur.

 

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: K.L., 31 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë për arsye se ditën e djeshme në lagjen “24 Maji” pranë rrethrrotullimit të “Omonias”, shtetasi K.L., duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjete të tjera të parkuara duke dëmtuar disa prej tyre por edhe veten e tij. Pas matjes me aparatin drager, rezultoi se shtetasi K.L., drejtonte mjetin në gjendje të dehur”, shkruan Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.