E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Studentët me këngë: Koka në Stamboll, trupi në Janinë, të shtrinë Edi Rama, të shtrinë!
Uncategorized

VIDEO/ Studentët me këngë: Koka në Stamboll, trupi në Janinë, të shtrinë Edi Rama, të shtrinë!

Studentët protestues të  universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit i janë drejtuar Tiranës me autobuzë për t’iu bashkuar shokëve të tyre përpara Kryeministrisë.

Sikurse shihet në një video të publikuar prej tyre, ata kanë përshtatur vargjet e një kënge shumë popullore për t’i dërguar një mesazh  të pastër Kryeministrit, largimin e tij nga posti.

Koka në Stamboll,

Trupi në Janinë,

Të shtrinë Edi Rama, more,

O Edi Rama, të shtrinë! – thonë vargjet e tyre.

Videoja është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, bashkë me këtë shënim:“Grevë e përgjithshme e studentëve të Shqipërisë! Universiteti i Elbasanit në protestë dhe grevë! Lexoni mesazhin e studentit dixhital!” – shkruan ish-kryeministri.

“Jam student në Elbasan. Sot studentët e Elbasanit do të jenë në protestë dhe bojkot përkundër kërcënimeve të shumta, që po u vijnë studentëve dhe pedagogëve. Doja t’ju vija në dijeni për këtë gjë. Ju faleminderit dhe ju përshëndes.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.