Video/ “TahirXHINJTE” fyejnë gazetaret ne detyren e tyre.
Ç’nuk pamë nga dalja e Tahirit, simpatizantët fyejnë gazetaren, ish-ministrin e ‘’mbysin” me përqafime. Ishin disa dhjetra qyetarë që dje dhe sot kanë pritur ish-ministrin Saimir Tahiri në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.
Me entuziazëm por edhe me ofendime për disa nga gazetaret për faktin se po i bënin pyetje “benjaminit” të tyre, kjo ka qenë ajo që kanë shkaktuar mbështetësit e Tahirit.
‘’Gazetare e qelbur”, ‘’turitharë”, ”plehra”, ”ta kap prej leckash”, ”t’a heqin nga televizioni”, ”malok” (duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha”, këto janë vetëm disa nga fyerjet e bëra ndaj gazetareve që ishin përballë Tahirit.
Vërtet indinjuese të mendosh se gazetaret edhe pse ishin me gjithë të drejtën e tyre për të bërë atë për të cilën paguhen, pyetjet, përballen me një histeri të tillë.Sigurisht ajo çka i lidh mbështetësit me Tahirin mund të jetë aq e fortë saqë përballë realitetin mund të errësohet paksa edhe logjika e ftohtë. Në fund të së gjithës ish-ministri iu futi një përqafim, tek e fundit ata janë mbështetja e tij në këto ditë jo fort të mira…
https://m.youtube.com/watch?v=tKmxQ1lGtRk
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


