E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Tensione te protesta e “Unazës së Re”, makina goditet me shqelma
Uncategorized

VIDEO/ Tensione te protesta e “Unazës së Re”, makina goditet me shqelma

Pas rreth 1 ore, mbyllet protesta te ‘Unaza e Re”. Banorët kanë lajmëruar se do të protestojnë sërish nesër në orën 17.  Ka nisur me tensione protesta te “Unaza e Re” në Tiranë.

Banorët janë vendosur në të dyja asket e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë që, disa drejtues mjetesh të bllokuar kanë kërkuar të kalojnë.

Një mjet tip “BMW” tentoi të kalojë, megjithatë për disa momente u bllokua nga protestuesit, që goditën me shkelma automjetin. Më tej, tensionet u shuan dhe mjeti u la të kalonte.

Momenti i përplasjes

“Fikni makinat”, bashkohuni me ne, ishte thirrja nga megafoni i protestës.

Protesta te “Unaza e Re” vijon prej më shumë se 40 ditësh, ndërsa banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja”, te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta. Prej disa ditësh, banorë kërkojnë edhe rrëzimin e projektit.

Deputetë të opozitës ishin në mbështetje të protestës.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.