E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
(Video)Perla e Kepit të Rodonit dhe Kalaja e Skënderbeut
Uncategorized

(Video)Perla e Kepit të Rodonit dhe Kalaja e Skënderbeut

Vetëm pak kilometra larg nga Tirana, në formën e një trekëndëshi midis gjirit të Rodonit e atij të Lalzit shtrihet Kepi i Rodonit, si një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik.

Një perlë e natyrës, ku bluja dhe jeshilja shkrihen në një në thellësinë e Adriatikut, një bukuri ende e virgjër, që së fundmi po eksplorohet si destinacion njëditor për turistët. Vizitorët këtu mund të shijojnë ujin e kristaltë në qetësinë që panorama ofron, larg zhurmave të plazheve masive.

Në pjesën verilindore të Kepit shtrihet Kalaja e Rodonit, që daton që në shekullin XIV, një fortifikim i cili përbëhej nga një mur mbrojtës me gjatësi 100 m, e që shtrihej nga një breg i kepit në bregun tjetër.

Një shteg i ngushtë të çon drejt saj, ndërsa muzika e vetme që shoqëron udhëtarët është zukatja e gjinkallave. Para saj shtrihet thellësia e detit Adriatik të gjirit të Patokut e atij të Shëngjinit, një oaz i vërtetë relaksi.

Kalaja e Rodonit njihet ndryshe si kalaja e Skënderbeut për shkak të afeksionit që heroi ynë kombëtar kishte me këtë vend. Pikërisht këtu thuhej se ai vinte pas betejave të vështira, ku edhe gjente qetësinë në këtë panoramë.

Kqalaja e Skënderbeut është ndërtuar në vitin 1451-1452 nga Skënderbeu, siç thotë legjenda, për të pasur dalje në det dhe për të ikur në rast të një sulmi drejt Italisë. Këtu kanë qenë 4 manastire gjithsej: Manastiri i Shën Anastasisë, i Shën Kollit, i Shën Mërisë dhe Kisha e Shën Andout,

Kepi i Rodonit, me infrastrukturën e ndërtuar, pastërtinë e ujit dhe rërës, gjelbërimin natyror edhe në ditët më të nxehta të vitit, është destinacioni ku në një ditë pushimi mund të gjesh gjithçka dëshiron.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.