E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/Vajza kamariere tallet keq me djalin
Uncategorized

Video/Vajza kamariere tallet keq me djalin

Shumë njerëz besojnë se pamja e jashtme tek një femër nuk luan rol edhe aq të rëndësishëm, por një video e publikuar së fundmi në internet tregon të kundërtën.

Një vajzë e re kishte vendosur të tallet keq me një mashkull, pasi ishte maskuar e veshur si një kameriere duke u munduar ta joshë një klient, i cili duke dashur ta injoroj e gënjen se nuk mund të dalë me të pasi duhet ta vizitojë nënë e sëmurë në spital.

Por gjithçka ndryshon kur ajo futet brenda e “mërzitur” me refuzimin, dhe vendosë të ndërrohet duke veshur xhinse dhe një bluzë të hapur përpara.

Dhe në momentin që shfaqet sërish para këtij mashkulli me një “look” të ri, ai mbetet pa fjalë nga bukuria e saj. Por, për ta bërë edhe më interesant situatën, ajo e fton atë për një darkë romantike.

Dhe kur ai menjëherë vrapon t’i thotë po propozimit të saj, ajo i kundërpërgjigjet duke i thënë “si e ke nënën, a është më mirë në spital”.

Ky i ri i habitur me fjalët e saj, nuk mund ta besojë së bëhet fjalë për femrën e njëjtë që vetëm disa minuta më parë e kishte refuzuar kur i kërkoi të dalin.

Duke parë se ishte zënë ngushtë, ajo në fund i thotë se nuk del me gënjeshtar.

https://www.facebook.com/seen.everything/videos/1133556113415591/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.