E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Virusi  vdekjeprures që po vret të ardhmen e kombit
Sot

Virusi vdekjeprures që po vret të ardhmen e kombit

Kur Adolf Hitler shkeli paktin Ribentrop-Molotov dhe kete lajm ia komunikuan Stalinit, ky i fundit u “step si lepuri para gjarperit”.
Me pas Stalini u strehua ne bunkeret supersekrete dhe rralle e tek doli qe aty deri sa Gjermania shpalli kapitullimin.
Stalini nuk ia kish haberin fare luftes dhe aq me teper strategjive ushtarake. Pervec faktoreve te tjere, rolin deciziv e luajten gjeneralet rus te cilet (nga halli) ishin nxjerre nga burgjet politike pikerisht per te udhehequr luften.
Per kete arsye, nuk ka dokumenta luftarake e strategjike qe te mbajne firmen e Stalinit. Keshtu thote midis te tjerash stalinologu nr.1 ne bote Abdurrahman Avtorkhanov.

Keto fakte rane pameshire mbi kokat e mbushura me dogma dhe propaganden bolshevike se Stalini eshte jo vetem strateg por dhe me i madhi.
Natyrisht, faktet e shkreta nuk hyjne dot kurre ne koken e bolshevikeve dhe komunisteve ne teresi.
Egzaktesisht keshtu ka bere propaganda komuniste me Enverin duke e paraqitur ate nepermjet falsifikimesh, trukimesh e retushimesh si themelues dhe promotor te levizjes komuniste dhe PKSH. Neper dokumentat e kohes, Enveri nuk figuron askund si i tille.

Po hajt e mbushua mendjen komunisteve te sotem qe kane prona dhe shijojne “ferrin” kapitalist …por dhe komunisteve te varfer qe s`kane asgje pervec shpirtit dhe kasketes. E vetmja gje qe i bashkon komunistet ne kete date eshte patologjia e urrejtjes per ata qe nuk kane te njejten bindje dhe erresira shpirterore. Kori i tyre ngrihet cuditshem, frikshem si kob mbi vlerat dhe lirine e njeriut.

Vetem komunizmi ka mundur te paracaktoje si armiq qenie ende te palindura e t`i predestinoje si kontigjent kampesh perqendrimi e burgjesh cnjerezore.
Vetem kori i zi i komunisteve te sotem mund t`i justifikoje krimet makabre te partise se tyre diabolike.
Heshtja e pajustifikuar e shoqerise shqiptare ne keto vite dhe indiferenca ligjore ndaj autoreve te masakres se kuqe 45 vjecare eshte kambana me e frikshme qe mund te ushtoje ne ajrin e ndotur te Shqiperise dhe veshet e shurdher te shqiptareve.
Sot, nuk jemi ne situaten e vitit `41 kur u themelua PKSH. Sot jemi si në situaten e vitit `45 kur brezi i athershem me heshtjen dhe squlljen e tij lejuan shkaterrimin e se ardhmes, prosperitetit dhe lirise se Shqiperise.

Sot, jemi ne ata qe me heshtjen dhe mosveprimin tone po rrezikojme sigurine dhe te ardhmen e brezave qe do vijne duke iu lene nje Shqiperi te molepsur nga nje virus shume me i sofistikuar, me agresiv e rezistent se ai i vitit `45.
Sepse ky lloj virusi ekzaktesisht i kuq e diktatorial nuk shfaqet me arme ne dore. Ky i sotmi shfaqet me krime mafioze te kamufluara, me pako 1 milion euroshe, me vila 5 milionshe “kursimesh”, me gjoba dhe taksa mbi ujin e Zotit, me kemisha xhamajkane, me rrjete policore te korruptuar, me kuplara e orgjira,me rrugaceri nderkombetare, me skafe dhe kllounada poturesh.

Alfons  Zeneli

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.