E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjosa Osmani shkruan historinë mbi 300 mijë vota
Politikë

Vjosa Osmani shkruan historinë mbi 300 mijë vota

Numri i votuesve që kanë votuar brenda vendvotimeve ka qenë 814 mijë e 122 votues, numri i votuesve të cilët kanë votuar jashtë vendvotimit me kusht dhe me postë ka qenë 89 mijë e 257”, tha Daka.

Daka shtoi se LVV do ketë 58 deputetë, PDK do ketë 19 deputetë, LDK do ketë 15 deputetë, AAK do ketë 8 dhe Lista Serbe 10 deputetë.

Ndërkohë një rekord historik është arritur nga Vjosa Osmani, e cila ka marë më shumë vota se askush më parë.

Drejtuesja e iniciativës “Guxo” dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, është edhe zyrtarisht është njeriu më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që prej kur ato organizohen me lista të hapura.

38-vjeçarja që mban postin e ushtrueses së detyrës së Presidentit, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë besimin e gjithsej 300 mijë e 788 kosovarëve, të cilët kanë votuar në numrin dy në listën e partisë që drejton Albin Kurti, i cili zyrtarisht nuk ishte pjesë e garës si rezultat i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë në kohën kur mbaheshin zgjedhjet me lista të mbyllura e ku votat që merrte partia i shkonin drejtpërdrejt liderit të partisë, rekordin e njeriut më të votuar në Kosovë e mban ish-presidenti dhe themeluesi i LDK’së, Ibrahim Rugova.

Në vitin 2001, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte marrë 359 mijë e 851 vota apo 45.65 % që ishte përkthyer në 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Atë kohë Rugova kishte lënë prapa Hashim Thaçin me Partinë Demokratike të Kosovës që kishte marrë 202 mijë e 622 vota dhe Ramush Haradinajn që me AAK-në kishte marrë afro 62 mijë vota.

Një rekord të tillë votash Osmani e ka marrë pas përplasjeve konsekuente që ka pasur me kreun e LDK’së, Isa Mustafën, dhe pas vendimit që përfundimisht t’i ndajë rrugët me partinë ku kishte nisur karrierën e saj politike e që së fundi ia kishte dhënë edhe besimin për të kandiduar për kryeministre.

ImageImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.