Vlorë/ Policia kontrolle nẽ pikat kryesore të qytetit, pẽr vrasjen e 41-vjeçarit
Vlora është tronditur mbrëmjen e sotme nga atentat që i mori jetën 41-vjeçarit, Leartiad Lekaj.
“Gjithçka ka nisur në pjesën e pasme të Bibliotekës së Vlorë. Viktima e kishte pikasur se ishte duke u ndjekur, i cili e ka goditur motorin. Më pas ka nisur të shtënat e armëve, viktima ka tentuar të largohet nga vendi ku kanë qenë goditjet. Pak larg zonës së Bibliotekës kanë qenë edhe goditjet e para. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe kokorja e motorit me të cilin lëvizte viktima. Motori është goditur nga makina. Më pas 41 vjeçari ka vijuar rrugën me këmbë dhe makina e ka ndjekur me shpejtësi. Mendohet që është një automjet Audi A6 ka qenë mjeti që e ka ndjekur, ka qenë i maskuar. Janë rreth 100 m dhe në fund 41-vjeçarit i është dhënë goditja fatale”, raportoi gazetari Enrik Mehmeti.
Drejtoria e Policisë së Vlorës, në një komunikim për mediat bëri me dije se aktualisht janë marrë masa për ndjekjen e autorëve, si edhe bllokimin e pikave kryesore të qytetit.

Drejtori për Sigurinë dhe Rendin, Gazment Shehu theksoi se në orët në vijim do të raportohen të tjera detaje për këtë ngjarje të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


