E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ Vidhnin bashkë me djalin e tij e mitur, arrestohet 52-vjeçari
Uncategorized

Vlorë/ Vidhnin bashkë me djalin e tij e mitur, arrestohet 52-vjeçari

Një 52-vjeçar në Vlorë është vënë në prangat e policisë ndërkohë që është vënë nën hetim djali i tij 14-vjeçar.

Capture

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer 14 vjedhje të ndryshme në banesa nga muaji tetor i vitit të kaluar dhe deri më tani.

Pas kryenin vjedhjet, ata i grumbullonin sendet në një banesë me qëllim për t’i shitur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Zbardhen dhe dokumentohen 14 raste të vjedhjes, në banesa të ndryshme, në fshatin Nartë.

Finalizohet pas një hetimi disa javor operacioni policor i koduar “Storm 3”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë.

Në kuadër të operacionit është vënë në pranga një shtetas dhe janë proceduar penalisht dy të tjerë, të cilët vepronin në formën e grupit për realizimin e vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 3”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– T. Ç., 52 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtytja e të miturit në krim”.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për djalin 14-vjeçar të shtetasit T. Ç., për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu nisi procedimi penal për shtetasin H. D., banues në Vlorë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale“.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi T. Ç. dhe djali i tij i mitur, përgjatë periudhës tetor 2022 deri në 11 mars 2023, në fshatin Nartë kanë kryer 14 vjedhje banesash, gjatë të cilave kanë vjedhur orendi shtëpiake, vegla pune, panele diellore, ventilatorë e sende të tjera.

Këta shtetas sendet e vjedhura i grumbullonin në shtëpinë e shtetasit H. D, për ti shitur me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.