Vodafonë po shndërrohet në bandë grabitësish
Shikoni ç’më ndodhi:
Kisha 1100 lekë të reja kredit që e përdorja për parkimin.
Në një moment më skadon paketa e internetit.
Si rregull duhet të ndërpritet interneti automatikisht.
Por jo, Vodafonë vijon të tarifon kreditin tënd pa të njoftuar (dhe me tarifë më të lartë) gjasme për vijimin e shërbimit të internetit.
Pyeta shërbimin e klientit dhe i thashë, nëse do kisha zero lekë kredit do ma ndërprisje internetin?
-Po tha.
-Pse s’ma ndërpreve internetin por më more kreditin pa lejen time?
-Po sepse unë s’kam të drejtë ta ndërpres tha se mbase ju doni të lundroni në internet.
Po kur kam zero kredit pse ke të drejtë ta ndërpresësh ti?
Nejse, është njësoj sikur OSHEE të të marrë lekët në xhep kur ti ske paguar dritat.
Kallëzim penal. Plaçkites. /H.H.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



