E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vodhi 25 milionë lekë, arrestohet 38-vjeçari
Uncategorized

Vodhi 25 milionë lekë, arrestohet 38-vjeçari

Është arrestuar në Elbasan 38-vjeçari Aleks Balla, pasi dyshohet se ka vjedhur 25 milion lekë në fabrikën që administronte.

Policia bën me dije se 38-vjeçari akuzohet se gjatë një viti, ka vjedhur në fabrikën për prodhimin e nënprodukteve të mishit, që administronte, 25 milionë lekë, (2 500 000 lekë të rinj.)

Shuma dyshohet se është vjedhur nga xhirot ditore, si dhe duke mashtruar se do të blinte një automjet për fabrikën.

Njoftimi i policisë

Vodhi 2 500 000 lekë të rinj në fabrikën që administronte, një pjesë xhiro ditore dhe pjesën tjetër duke mashtruar se do të blinte një automjet për fabrikën, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Gjatë operacionit, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan kapi dhe ndaloi shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Pas hetimeve, Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar ndalimin e 38-vjeçarit, pasi akuzohet se gjatë një viti, ka vjedhur në fabrikën për prodhimin e nënprodukteve të mishit, që administronte, 2 500 000 lekë të rinj. Shuma dyshohet se është vjedhur nga xhirot ditore, si dhe duke mashtruar se do të blinte një automjet për fabrikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.