E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Volkswagen prezanton minibusin që pritet ta revolucionarizojë transportin urban
Uncategorized

Volkswagen prezanton minibusin që pritet ta revolucionarizojë transportin urban

Minibusi elektrik i punuar nga Volkswagen dhe MOIA, pritet të bëjë revolucion në transportin urban dhe deri më 2025 të largojë nga rrugët mbi një milion vetura.

Sistemi i qarkullimit tërësisht i digjitalizuar, që tregon me saktësi ku ndodhet dhe kur arrin në stacion, do t’i konvenojë shumë shfrytëzuesve, që do të lënë veturën në shtëpi dhe të shfrytëzojnë këtë formë transporti, transmeton Telegrafi.

Komoditeti i lartë në ulëse të veçanta, interneti i shpejtë dhe portat USB për të mbushur telefonin apo tabletat e ndryshëm, janë përparësitë shtesë të kësaj makine.

Gjatë vitit që vjen, pritet që të lansohen 200 minibusë në Hamburg të Gjermanisë, ndërsa vitin që vjen vihen në treg edhe shumë njësi tjera.

Me vetëm një mbushje, kjo makinë kalon 300 kilometra, ndërsa i nevojitet vetëm gjysmë ore për tu rimbushur.

Volkswagen prezanton minibusin që pritet ta revolucionarizojë transportin urban (Video)
Volkswagen prezanton minibusin që pritet ta revolucionarizojë transportin urban (Video)
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.