E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Voltana Ademi dorëzon padinë për 30 Qershorin: Ditët në vijim do të ketë zhvillime
Politikë

Voltana Ademi dorëzon padinë për 30 Qershorin: Ditët në vijim do të ketë zhvillime

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka depozituar një padi penale lidhur me procesin zgjedhor të 30 Qershorit në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor, Shkodër.

Sipas Ademit kjo bëhet për të vërtetuar akuzat e opozitës mbi zgjedhjet e njëanshme vendore për të cilat tha se janë të paligjshme dhe përveç kësaj shtoi se janë marrë letërnjoftimet e qytetarëve pa dijeninë e tyre për të votuar.

“Marrja e paligjshme e letërnjoftimeve dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e Policisë së shteti janë dy nga çështjet që përmban akuza mbi votimet e paligjshme të 30 Qershorit. Sot jam në Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Shkodër,  ndërkohë që në ditët në vijimi  do të presim të shohim atë që do të ndodhë”, tha Ademi duke iu përgjigjur edhe interesit të lartë të gazetarëve nëse do të pranojë të lirojë zyrën e bashkisë kandidatit fitues Valdrin Pjetrit.

“Ajo çfarë ne duam është të shohim drejtësia që të vihet në vend. Zhvillime të tjera priten dhe ne do t’ia lëmë çdo dite të provojë atë që ka ndodhur në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë. Lejomëni meqënëse jemi në një situatë të tillë, që në një situatë tjetër që ta lëmë për të parë në atë kohë ç’do të ndodh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.