E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Uncategorized

Vota…

Adriatik R. Dosti

VOTA

Vote moj te befsha gropen
se na corodite koken
Vote moj gjithmone me hile
na percave ne familje

Ca te shesin , ca te blejne
pak tregojne e shume genjejne
Me thes mielli te nderrojne
me ustallik te numerojne …

Vote moj te marrte e mira
na ka humbur krejt deshira
Se s’po dijme per ke votojme
ndaj me keq e keq po rrojme..

Vote moj te humbte vula
na ktheve ne Dele e Pula
Po te blejne me para
po te thurin hosana ..

Kusaret nga pas te ndjekin
kthehen Shenjter sa te prekin
Banditet te duan shume
se parate ja u ben Lume..

Kodoshet politikane
per ty kthejne permbys dynjane
Ndaj moj vote te humbte fara
Ne vec mbrapsht e ata perpara…

Vote moj ti gjec belane
..te hedh per Engjell …me del Shejtan
S’ dua te degjoj me as si emer
te fus mashkull e me del femer..

Ne petulla te shnderruan
per buke misri te gatuan
Ne kuti e virgjer hyre
…e per kurve te numeruan

Ehhh moj vote s’ ke vec ti faj
se votuesit jane bere Djaj
Ndaj dhe Malet u zvogeluan
qe kur njerzit zune votuan…

Jemi ne qe e duam dajakun
ndaj ti mire ben qe na jep hakun
Kodoshet ne krye jete e mot
Ata  me gure e ne me Vote….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.