E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e 14-vjeçarit, qytetarët protestojnë për sigurinë në shkolla
Uncategorized

Vrasja e 14-vjeçarit, qytetarët protestojnë për sigurinë në shkolla

Një grup prindërish dhe qytetarësh u mblodhën sot për të protestuar në formë marshimi, pas ngjarjes tragjike ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën nga një bashkëmoshatar i tij në dyert e shkollës “Fan Noli”. Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e fëmijëve në shkolla.

Me pankarta ku shkruhej: “Martin Cani, një fëmijë më pak, një dështim më shumë”, “Heshtja jonë po na vret fëmijët”, dhe “Pse bën sikur jeton në një vend normal”, protestuesit kërkuan drejtësi për viktimën dhe masa konkrete për parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Marshimi nisi nga shkolla “Fan Noli”, vendi i tragjedisë, dhe përfundoi para Ministrisë së Arsimit. Protestuesit i bënë apel institucioneve shtetërore të përmirësojnë sigurinë në shkolla dhe të forcojnë masat për edukimin dhe kontrollin e dhunës mes të miturve.

“Ne si shoqëri kemi dështuar, dhe heshtja jonë është po aq e rrezikshme sa aktet e dhunës,” tha një prej protestuesve.

Ngjarja ka nxitur një valë reagimesh në mbarë vendin, ndërsa qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe veprime konkrete nga autoritetet për të siguruar që asnjë fëmijë tjetër të mos bëhet viktimë e dhunës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.