E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VRASJET NË SHKODËR, LLESHAJ: PO MERREN MASA TË FORTA, DO E SHIHNI
Politikë

VRASJET NË SHKODËR, LLESHAJ: PO MERREN MASA TË FORTA, DO E SHIHNI

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pritur sot në një vizitë zyrtare homologun e tij çek, Jan Hamacek.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Lleshaj u pyet nga gazetarët edhe për ngjarjet e fundit kriminale në vend.

Lidhur me këtë ministri u shpreh se operacioni “Forca e Ligjit’ është duke u zhvilluar dhe në Shkodër janë duke u marrë masa që do bëhen të ditura në vijim.

“Sigurisht po e filloj nga fundi, operacioni është në vazhdim të plotë. Situata e sigurisë është në parametrat më të mirë. Ne jemi të shqetësuar edhe për perceptimin publik që nuk është në nivel maksimal. Në Shkoder do të merren masa të forta, do i shihni. Ne kemi një qasje të integruar, janë shumë agjensi që po punojnë në Shkodër”, tha Lleshaj.

Po ashtu ministri u pyet edhe për valën e emigranëtëve që pritet të pushtojë vendet e rajonit.

Për këtë Lleshaj tha se janë të informuar dhe se janë duke u marrë masa për t’a përballuar.

“Menaxhimi i fluksit të emigrantëve është një sfidë shumëdimensionale dhe e vështirë për t’u kontrolluar nga një vend i vetëm. Është e vërtetë që ditët e fundit ka qarkulluar ideja e organizimit të një ‘karvani shprese’ drejt Europës. Ne jemi të informuar, e kemi vlerësuar si rrezik, ne kemi ato kapacitete që kemi por do të marrim të gjitha masat dhe do të arrijmë ta menaxhojmë këtë situatë bashkë me partnerët tanë. Mirëpo nuk mjafton vetëm pjesa jonë kjo është një çështje e madhe që i kalon përmasat e Shqipërisë dhe të rajonit”, tha Lleshaj.

kaKKAAKAA.jpg

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.