E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Vuçiç i akordon urdhrin e Kalorësit të Zi Ramës, Thaçit dhe Batonit”
Sot

“Vuçiç i akordon urdhrin e Kalorësit të Zi Ramës, Thaçit dhe Batonit”

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan me ironi se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi pranoi dje publikisht për dështimin e planit për shkëmbim territoresh, ka vendosur t’i japë nga një çmim kryeministrit Edi Rama, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe gazetarit Baton Haxhiu.

sali berisha

Sipas Berishës, ky urdhër shoqërohet edhe me një pension të veçantë.

Reagimi i plotë i Berishës:

Dekorohen me Urdherin Esad Pashe Toptani!!

Miq, presidenti i Serbise dhe Serbomadhise, Aleksander Vuçiç shpalli dje per here te dyte pas Samitit te Berlinit falimentimin e projektit te tij te Serbise se Madhe. Ai akuzoi per kete deshtim Rada Trajkoviçin dhe Angjela Merkel, te cilat sipas tij kishin njohur kufijte aktual te Kosoves. Por burime afer tij peshperisin se presidentit i Serbomadhise Aleksander Vuçiç me gjithe deshprimin qe e ka kapluar nuk ka harruar por ka menduar edhe per argatet e tij. Keshtu, ne nje akt mirenjohje per sherbime te shquara ndaj projektit te Serbomadhise ai ka vendos t’iu akordoje urdherin e Kaloresit te Zi Esad Pasha Toptani, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles, argatit in chef Baton Stanishiqit. Ky urdher i Serbise, me i larti per argatet shqipfoles, shoqerohet dhe nga nje pension i veçante dhe nje truall toke per banesen e fundit ngjitur me ate te Esad Pashes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.