E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vula si alibi e humbjes
Sot

Vula si alibi e humbjes

Tani që kanë kaluar disa ditë dhe rezultatet flasin qartë dhe ftohtë mendoj se është momenti të themi disa të verteta që pakkush i thotë me zë të lartë.

Personalisht e mirëkuptoj heshtjen e atyre që paguhen për të bërë “opozitë” nga kodra e diellit, edhe nga vilat milionëshe në Palasë. Por ajo që nuk kuptoj është heshtja e opozitarëve të zjarrtë që paralajmëronin fitoren plebishitare të opozitës dhe nuk kursyen me sulmet e tyre askënd që ishte skeptik për këtë “fitore” të paralajmëruar me zhurmë të madhe.

Mjafton fë lexosh me kujdes rezultatin e 14 majit dhe e kupton shumë mirë që opozita nuk humbi sepse ishte e përçarë, as sepse Rama i vodhi apo i bleu ato (pushteti në Shqipëri ka vjedhur e blerë vota gjithmonë). Shkaku kryesor i humbjes së opozitës (me përjashtime të vogla) ishte mungesa e një alternative të besueshme, të qartë, të pakompromistë me pushtetin dhe që ngjall shpresën e ndryshimit.

Asnjë justifikim, si blerja e votave apo parregullsitë nuk e fsheh dot këtë handikap të opozitës. Madje edhe teoria se Rama fitoi pasi kishte blerë këta të vulës bie kur analizon rezultatin e të gjithë bashkive të mëdha. Në Elbasan, Durrës, Fier, dhe Shkodër kualicioni “Bashkë Fitojmë” humbi në mënyrë spektakolare edhe pse në fletën e votimit ishin vetëm dy kandidatë.

Ndërsa në Tiranë, Këlliçi humbi me një diferencë prej 58 mijë votash. Nëse i shtojmë votat e Bejkos diferenca do ishte 46 mijë vota. Humbja me 46 mijë vota do ishte prapë humbja më e thellë e pësuar ndonjëherë në Tiranë.

Thënë ndryshe, alternativa e opozitës për të zgjedhur të keqen më të vogël dështoi me sukses sepse e keqja më e madhe është më e fortë, më e pasur dhe më e organizuar.

Për Ramën votuan militantët tradicionalë dhe administrata. Për opozitën, rezultati tregoi se nuk qe e aftë të motivonte as militantët e përhershëm. Ndërsa elektorati gri ose shumica e heshtur qëndroi në shtëpi. Një gjë është e qartë, ndryshimi në Shqipëri do të vijë kur ata që refuzuan të votojnë në 14 maj të motivohet e të dalin të votojë masivisht. E për ti motivuar duhet frymë. Dhe frymën nuk e sjellin dot ata që kanë 30 vjet që po i marrin frymën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.