Xha Hirushi me “Range Rover” që gërhet natën..
Rangë , pothuajse frenoi te kembët..dhe isha gati të lëshoja ndonjë të sharë..
Ndonjë adoleshent, mendova, që i gëzohet makinës së babit.
Dera u hap. Një burrë, mbi të 50, doli furishëm dhe nxitoi në anën tjetër të hapte derën e bashkëudhëtares.
Një vajzë e re, jo më shumë se 20 u shfaq.
Uaaauuuu..
-Vajza e tij,-mendova.
Por nuk qe e thënë të ish ajo.
Ata shpejt u puthën, dhe unë e cmitizova mendimin.
Lëre thashë..këta qenkan ashtu..
Pa turp, po e shikoja me vemendje.
Po vrisja mendjen, kush mund të ishte ky cilido burrë.
Ndoshta, një nga ata ish zyrtar..qe partia i bëri me lekë. Apo ish kryetar komune dhe bashkie.
Ose ndoshta dhe njeri nga ata, që fati deshi që ai të shiste dorën e fundit të hashashit, të mbetur në magazinë..
Nje nga ata, qe rastesisht e pa veten si Hirushi/Një ditë me parë, vetëm me një kepucë veshur..dhe të nesërmen princi me lekë..
Një ditë më parë, duke fshire sqetullat e djersitura me cepin e dorës, dhe të nesërmen direkt, duke fshirë djersët me numerimin e lekëve me plitka.
Po vajza..??..Cilado..
Vajza, këtë herë kish “adoptuar” një baba për veten. Një babi që ia plotësonte të gjitha.
Pushimet e ëndërruara. Ushqim i zgjedhur.
Dhe të tjera bonuse.
Po ai?
Ai i gëzohej asaj..
Cudi ,si mund tu gëzohesh gjithckaje që s’është e jotja?
Rininë ajo e ka për vete. Trupin, buzeqeshjen akoma femije..jane te sajat.
Madje dhe lotet ne dush..qe ti si sheh.
Ti gezoju, vetem portofolit..
Perpiqu ta kesh sa me të fryrë.
Sepse ti kurre sdo ta kuptosh, sesi ajo e shikon kamarierin king, që po iu shërben..
Atë djaloshin sykaltër..
Ajo është gati të të lërë aty..
Mjafton, që ai ti bëjë një shenjë..
Mjafton, vetem që ai ti bëjë një shenjë..
Me siguri do të takohen…jam e bindur..
Do presin ca…kur ty ,të të zerë gjumi dhe të fillosh të gerrhasesh..
E ndërsa ti i gëzohesh asaj, ajo i gëzohet e uritur, vetëm pjatës së ngrohtë, që sapo i erdhi përpara…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



