Xhafaj jep ‘lamtumirën’, fjalimi i fundit si ministër i Brendshëm
“Kemi mundur të bëjmë disa suksese të rëndësishëm në përmirësimin e rendit. Vlerësimet e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtar janë sukses. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për qindra mesazhe vlerësuese që kam marrë këto ditë, nga miq të ndryshëm….”.
Kështu e nis fjalën e lamtumirës Fatmir Xhafaj nga posti i ministrit të Brendshëm. Gjatë takimit përshëndetës me drejtues të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë të Shtetit, Xhafaj falënderoi të gjithë për bashkëpunimin.
Xhafaj hoqi dorë nga posti i ministrit më 27 tetor, ndërsa lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama.
Fatmir Xhafaj u emërua në detyrën e Ministrit të Brendshëm në mars 2017, pas shkarkimit të Saimir Tahirit, i akuzuar nga opozita për bashkëpunim në trafik droge me grupin e Habilajve. Në maj 2017, pas paktit të 17 majit Rama-Basha në vend të Xhafajt u emërua ministri teknik Dritan Demiraj, por pas fitores së zgjedhjeve parlamentare nga PS, Xhafaj u rikthye në kabinetin “Rama 2”. Xhafaj është njeriu që drejtoi reformën në drejtësi, i mbështetur maksimalisht nga ndërkombëtarët që nxisin këtë reformë.
vijon…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



