E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ylli Dylgjeri/Opinion Pse iku Visho Ajazi?
Uncategorized

Ylli Dylgjeri/Opinion Pse iku Visho Ajazi?

Ish Kryetari  i SHISH, Visho Ajazi

Ka zëdhënës SHISH? Pse iku Visho? Pse nuk ka informacion nga Shërbimi? SHISH vërtetë është institucion i heshtur por jo memec! Ka edhe këtu vend për tu ndalur. SHISH është institucion që mbahet me taksat publike. SHISH nuk është institucion okult. Ka detyrim të sqarojë publikun. Forma e sqarimit mund të jetë e veçantë. Zëdhënje duhet të ketë. Sjellja e sotme ndaj publikut dhe shtypit e bën më shumë se qesharak qëndrimin gojëkyçur. Mos duhet SHISH tjetër për të zbuluar se pse u hoq Kryetari aktual i SHISH- it? Këtë duhet të sqarojë edhe zoti Klosi që del në çdo panel dhe nuk hedh asnjë penel për publikun. Por vetëm sqaron pa fund se ka qenë në konflikt me Ish kryeministrat!

Pse s’thuhet se duhen edhe këtu ndryshime ligjore. Ndryshime në informim. SHISH duhet të bëjë reformë. Dhe për këtë ka modele, ka përvoja, ka shëmbuj në botën demokratike. Sqaron Amerika që ruan oqeane, nuk sqarojmë Ne që s’ruajmë as kufijtë tonë.
Vazhdimi i pyetjes pse u hoq Visho është në kohët që kalojmë një sjellje prej katundari e viteve të shkuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.