Ylli Manjani: Berisha dhe themeluesit të marrin përgjegjësinë, pse e lanë PD në dorë të një matrapazi?
Ylli Manjani Komenton Mbledhjen e Fundit të PD-së dhe Ironizon Liderët e Saj”
Ish-ministri dhe analisti politik, Ylli Manjani, ka ofruar mendimin e tij mbi mbledhjen e fundit të Partisë Demokratike (PD), e cila u zgjat deri në mesnatë.
Në një postim në Facebook, Manjani ironizon situatën e partisë, duke thënë se ato që po ndodhin largojnë PD-në gjithmonë e më shumë nga Shqipëria dhe shqiptarët. Ai e përshkruan partinë si “partinë e asgjësë me vulë” dhe demokratët si “pa vulë të askundit”.
Ai vazhdon me një kritikë të fortë ndaj ish-kryetarit të PD-së, Sali Berishës dhe kryetarit aktual, Lul Bashës. Sipas Manjanit, nëse Berisha dhe themeluesit e partisë janë kaq të lidhur emocionalisht me logon dhe vulën e saj, atëherë duhet të marrin përgjegjësinë përse e lanë partinë në duart e një personi si Basha, të cilin e përshkruan si “matrapaz që luan në tregun e zi”.
Reagimi i plotë:
Ja pra se si PD largohet gjithnjë e më shumë nga Shqipëria e shqiptarët.
Në njërën anë partia e asgjësë me vulë, mblidhet për asgjënë, zihen për asgjënë, dorëhiqen nga asgjëja e kthehen prap tek asgjëja. Njëri më asgjë se tjetri, i tregojnë njëri-tjetrit se sa asgjë janë. Një asgjë që i dhunon edhe asgjë-Basha.(kur bën dhe Bashë asgjëja si i fortë, hapu dhé)
Fantazma komplet. Krejt pa lidhje me realitetin.
Në anën tjetër demokratët pa vulë të askundit, vijojnë të ecin në askund, të vetëdijshëm që po shkojnë askund, duke sharë e përqeshur asgjënë dhe, duke u ankuar për pushtetin. Një asgjë e një askund që merren me njëri-tjetrin dhe kaq. Po kur thonë “të bëhen bashkë”?! Hahahahahha.
Bashkim i asgjësë me askundin.
Le pastaj kur media raporton me pathos lajme për asgjënë dhe për askundin si zhvillime në PD. Njerzit thjesht nuk dëgjojnë më për PD, sepse sa ta gjejnë se për cilën PD është fjala ka dalë lajmi tjetër…
Fiks këtë gjë kërkon pushteti absolut!☹️
Kjo është ekzakt arsyeja që sugjerojmë krijimin e një partie të re dhe kyçjen e PD historike në muze dhe, lënien e vulës në tregun e zi politik se nuk i duhet më as dreqit.
Edhe një gjë të fundit, nëse Berisha dhe themeluesit e asaj partie janë emocionalisht të përfshirë me atë logo e vulë, është koha të marrin përgjegjësinë përse ja lanë në dorë një matrapazi si Lul Basha, që lun në treg të zi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



