E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
YLLI MANJANI NA KTHEN PËRSËRI TE TEORIA E LULIT NË 2017 TE ÇADRA: NUK E KA FAJIN SOROS POR RAMA!
Sot

YLLI MANJANI NA KTHEN PËRSËRI TE TEORIA E LULIT NË 2017 TE ÇADRA: NUK E KA FAJIN SOROS POR RAMA!

Replikë Publike me Ylli Manjani nga Avokati Altin Goxhaj, përfaqësues i Levizja AntiSoros
Pra sipas teje Ylli e ka fajin Rama dhe jo Soros!
Kush ka thënë që Rama nuk faj mo? Ne kemi thënë që Rama është klysh i Soros dhe zbaton Axhendën Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë! Kjo e bën Ramën të pafajshëm? Ç’ne? Apo është halli si Lyli në 2017 që nuk e ka Fajin Soros por Edi?

Pra me këtë tezën e shfajësimit të Soros (pikërisht sot që po i del boja në gjithë botën si njeriu që ka kthyer Shqipërinë në Koloni Diktatoriale të vetën dhe po acarohen gjithë armiqtë e Soros kudo në botë si Orban apo Salvini dhe lista po shtohet me shpejtësi) na dilka teoria që psikogjati me pantallona treçerekshe qenkërka një Gjigand Gjenial Botëror që mgjths i rrënoi dhe po shpopullon, e ktheu në Kolumbi në mes të Evropës një vend anëtar të NATOs është aq i fuqishëm sa kontrollon gjithë Botën duke i bërë të heshtin për Shqipërinë!

Ka 99 pyetje që e rrëzojnë këtë absurditet por ja disa:

PYETJA 26: Atë kontratën për Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë me CID të Qeverisë Shqiptare për falimentimin e Shqipërisë me të gjitha PPPtë dhe gjithë reformat ekonomike të Shqipërisë kush e paguan Soros apo Edi? Kush e ka lidh kontratën? Cfarë kushti ka kontrata e Soros? Mos ka kushtin që nëse Qeveria Shqiptare nuk zbaton fije për pe objektivat e Soros kontrata ndërpritet apo jo? Pse rinovohet nga Soros cdo vit kjo kontratë që vetëm shifra për orientim dhe këshillim ka vajt 4 milionë dollarë që i paguan Soros? Pra Qeveria Shqiptare ka bërë çfarë ka dashur Soros përderisa ky është kushti i rinovimit të kontratës apo jo?

PYETJA 45: Po Reformën në Drejtësi kush e propozoi? Çfarë thotë Strategjia e Soros për 2014-2017 që u zbulua nga Wikileaksi në Gusht 2016? Mos thotë që do e bëjmë në 2014 dhe do i mbushim mëndjen Ambasadës Amerikane dhe Komisionit Europian që të na bashkangjiten neve si Soros?

PYETJA 69: Po Copëtimin e Kosovës kush e projektoi, Gjigandi Botëror Edi Rama? Atë projektin e Soros që herët kush e shkroi Edi Rama apo Fondacioni Soros? Kush ja mbushi mëndjen Mogherinit ti dilte kundër Gjermanisë dhe Britanisë apo Francës? Apo sharmi i Edi Atletes dhe jo Sorosi?

Shkurt muhabeti kjo tezë i shërben vetëm Soros dhe EDverit që na u doli Gjeniu Planetar! Dhe hidhet pikërisht kur Çështja Soros kthehet në Problem Ndërkombëtar dhe po angazhohen gjithë armiqtë e tij në BE dhe SHBA pak e nga pak! Nëse problemi qënka Rama atëhere s’paska asnjë çështje me interes ndërkombëtar! Natyrisht kjo teori është serum dhe supost për EDverin, Lalin dhe Lulin që po u ikën petlla prej 32 orësh se nuk dinë se si të reagojnë ndaj tërmetit ndërkombëtar që prodhoi dje Presidenti!!! Soros është në hall! Hajde ta shpëtojmë!p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.